Kosova

Nënshkruhet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK për qeverinë e Kosovës, Albin Kurti: Ishte një proces jo i lehtë

10:16 - 02.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës, duke i hapur rrugë krjimit të kabinetit qeveritar ‘Kurti’.




Këtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, Albin Kurti i VV’së dhe Isa Mustafa I LDK’së, në një konferencë për media.

Gjatë fjalës së tij para mediave Albin Kurti tha se ky nuk ishte një proces i lehtë.

“U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ishte një proces jo i lehtë.”, tha Kurti. Po ashtu Kurti tha se me LDK-në janë dakordësuar që Vetëvendosja të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra

Arritja e marrëveshjes u konfirmuar dhe nga Isa Mustafa, i cili theksoi se ky hap do të jetë në të mirë të Kosovës. “Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë, është marrëveshje në dobi të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimi dhe një pune mjaft të gjatë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës.”, pohoi ai.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë (neser) para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.