AKTUALITET

Hoxha, Qyno, Çollaku, Vezaj – Pse shumica e gazetarëve të kronikës së zezë po tallen apo janë mosbesues me “anti-KÇK”-në?

19:17 - 06.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ajo vajza me syze ku do ta beje standup-in sot?”, pyet me ironi në llogarinë e tij në “Facebook” Armand Bajrami, reporter i televizionit A2CNN.




Bajrami është një gazetar me eksperiencë i kronikës së zezë dhe ‘vajza me syze’ të cilës i referohet është zëdhënësja e OFL.

Që kur akti normativ për sekuestrimin e pasurive të krimit u miratua në qeveri dhe u mbrojt me bujë nga disa zv/ministra të Brendshëm nëpër TV, operacioni “anti-KÇK” ka qenë temë e ditës në media.

Dikush shfaqi shpresë e shumëkush mosbesim për rezultatet e tij.

Por, kur një vajzë bionde me syze të errëta të stërmëdha doli në konferencë për shtyp në një ambient të mbyllur, ironitë dhe memet nuk u përmbajtën.

Rama reagoi: i quajti gazetarët kritikë si tradhtarë të profesionit. Madje u shty më tej, i etiketoi avokatë të krimit.

Por, pasi kemi hyrë në vitin e 30 të pluralizmit dhe të lodhur me premtimet për “arrestime në vjeshtë” dhe “kapje peshqish të mëdhenj”, skepticizmi në publik është i justifikuar.

Pothuajse të gjitha portalet online kanë publikuar një sondazh të tipit: A besoni se operacioni Forca e Ligjit do ketë sukses? Kur sheh rezultatet nuk ka surpriza: përgjigja është negative. Publiku nuk i beson premtimit të radhës dhe nuk ka faj.

“Gazeta Shqiptare ka mbledhur një pjesë të mendimeve që kanë shprehur publikisht në llogaritë e tyre në “Facebook”, një pjesë e mirë e gazetarëve me eksperiencë të “kronikës së zezë”, ata që raportojnë e komentojnë përditë krimet e çdo lloji në vend.

Lexoni më poshtë, si e komentojnë nismën “anti-KÇK” apo operacionin “Forca e Ligjit”, Artan Hoxha, Elton Qyno, Flamur Vezaj e Basir Çollaku.

ARTAN HOXHA: KUSH KA MA ÇAKMAKUN

Ndersa operacioni OFL ka hyre ne diten e trete, njesia speciale vazhdon te “realizoje me sukses” detyren e shperndarjes se postes per formularin anti-KCK, ne resortet e braktisura ose banesat perdhese ne rrethinat e Shkodres.
Ne pritje per te pare se cfare shkelqimi kane prangat e njesise OFL ne duart e ndonje BOS-i ne kerkim, u hodha nje vrap deri te ai Reparti qe AY lart e ka harruar, por qe te gjithe ne ia dime emrin, e padiskutim, ATA bosat e vertete ia njohin dhe krismen.
Me djemte e RENEA-s qe nuk i kane uniformat aq me gusto dhe te bukura sa ato te OFL-se, madje si e shihni i kane dhe te dala boje. As me ato syzet e bukura firmato nuk i kane paisur.
Kam 25 vite qe i ndjek cep me cep dhe shkrep me shkrep te ketij vendi, dhe kurre se kam marre vesh ke kane zedhenes, pale pastaj tu vene ne dispozicion ndonje bjonde.
Respekt dhe nderim per keta djem qe i kane ofruar siguri ketij vendi, duke rrezikuar jetet e tyre.
Tashme te gjithe e dine se kush ka ngritur armen drejt tyre, ka puthur dheun.
Ne memorialin heronjeve te policise dhe ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”, ata kane heronjte e deshmoret e tyre, shoket e vet te armeve.
A e shikoni se sa kohe po shpenzon dhe sa shume po lodhet KCK-ja(Pushtetare, politikane, gjyqtare, prokurore etj) per te liruar e boshatisur qelite e burgjeve nga boset e krimit, qe jane arrestuar po prej ketyre djemeve me simbolin RENEA.
Dhe prape nuk ia kane dale dot ti lirojne te gjithe!!!!
Dhe sa per kujtese, ai kompleksi ne Shijak ku OFL xhiroi serine e pare te operacionit luksoz, ishte kontrolluar, bastisur dhe te zotet ishin arrestuar gati nje jave me pare prej RENEA-s.
Thjeshte ata te RENEA-s nuk kane mbulim te mire mediatik, nuk kane veshje elegante dhe nuk pozicionohen aq bukur taktikisht sa keta te OFL-se qe i ka marre ne patronazh I MADHI.
Ende nuk e kam pare rezultatin e marrjes ne vije-shenimi te ketyre te rinjeve, por e di se kur RENEA te merr ne vije-shenimi… me mire ngri duart lart edhe dorezohu, ndryshe te puth halla ne balle…
Dhe e fundit.
Nuk e kuptoj, kur ke nje repart me histori 40-vjecare, djem qe kane me shume se dy dekada eksperience, qe u ka fishkellyer plumbi krimit ne rreze te veshit prej verteti, jo me gjasme si te “Daja” i “I love TROPOJA”.
Djem qe para se te linin 4 deshmoret e vet, i kane shkaktuar me dhjetera “deshmore” krimit.
Nuk e shpjegoj dot pse shkon e krijon nje repart te ri me qindra milione leke harxhe per improvizime alla Top Story e shoë mediatik, dhe i braktis ata ujqerit profesioniste qe te kane shpetuar nga halli sa here te eshte rrezikuar prapanica, duke i lene te shetisin verdalle me duar ne xhepa neper repart…

Me foto: Me cunat e RENEA-s ne nje bisede taktike duke zberthyer skenarin brilant te OFL-se, per te nxjerr “mesime” dhe per te korrigjuar “gabimet” ne operacionin e ardhshem KKC “Kush ma ka cakmakun”…
Ndjese per maskat, nuk e kemi bere per efekt mediatik, por ne zbatim te urdherit te ministrit te brendshem Sander Lleshaj, qe asnje nga punonjesit e policise(pervec asaj bjondes) te mos kontaktoje me gazetaret…

ELTON QYNO: OFL, CA TE NENES E CA TE NJERKES

Operacioni OFL,me duket nje levizje tranzitore e qeverise per te identifikuar me gojen e vete krimit, te pasurise se eksponenteve kriminale.Pra krimi duhet te tregoje vete se cfare resurse ekonomike ka dhe si i ka siguruar keto resurse.Pra te tregoje burimin.

Ndaj dhe shperndahet ai vetedeklarimi.Ne total jane 250 individe te hetuar dhe denuar per vepra te ndryshme penale qe jane identifikuar,por nje pjese e ketyre individeve te listes prej 250 persona jane gjykuar per pasurine dhe kane arritur te fitojne,me argumentin se pjesa me e madhe e tyre ishte ngritur me kontrata huaje dhe kredi bankare.

Shume subjekte te ketij ligji jane ne Fier dhe Vlore ku Arjan Shanaj,Arben Isufaj ose Ben Qimja,Arben Gropa,Fatmir Kajolli,vellezerit Cillotaj,vellezerit Murataj, Renatoja dhe deri Geron ose Agron Xhafaj ende se kane pare prezencen e OFL ne perimetrin e tyre.Agron Xhafaj vellai i ish-ministrit te Brendshem eshte ashiqare subjekt i OFL,por oficeret me syze,keto pese dite si kemi pare te zbresin ne Gjirin e Vlores.

Nese do zbresin ne Vlore e deri ne Sarande,do kene aq shume per te rrethuar sa do u mbaroje shiriti,e do kalojne tek litari pastaj.Nderkohe ky operacion shmang mashtruesit nga kontrolli i pasurise,mashtruesit e sekseret qe me kollare dhe veprime akrobatike,jane pasuruar me vila e jahte ne Gjirin e Lalezit.Seksera qe nuk kane bere asnje pune dhe skane paguar asnje takse jane me te pasur e dhjamosur se keta qe po shohim keto dite te operacionit OFL.

FLAMUR VEZAJ: OFL TE NISE ME KETA KRIMINELE QE TE BESOHET

A thua e kane me te vertet keta shoëbizz-et me uniformat e falura te quajtur OFL!?? Dmth a pritet sukses nga policia e re me uniformat e bere donacion nga biznesmen te dyshimit!!!??Une them se jo!

Do mbyten ne propaganden e tyre mediatike! Per momentin po trullosin mendjen e shume njerezve me skena si neper filma qe te harrohen pasojat e termetit, vuajtjet e njerezve, problemet e kryebashkiakeve kriminel, ekonomin e dermuar, PPP-te abuzive dhe shpopullimin e Shqiperiae!!!

Keto jane problemet qe nuk duhen harruar edhe nese zyra e propagandes ne KM e ka seriozisht! OFL-ja per te qene e besuar duhet ti nis formularet e njoftimit per sekuestrim te pasurise shtetasve si Elvis Roshi, Saimr Tahiri, Mark Frroku, Valdrin Pjetri, Agim Kajmakut, Arben Ndokes, Armando Prenges, Artur Bushit, Vangjush Dakos, Mark Babanit, Termet Peçit, Gentjan Dajes, Arben Hysenit e shume zyrtareve te tjere te Rilindjes si deputet e ministra e ish/ministra qe jane pasuruar keto 30 vite!
#Gjithashtu te fillojne me kriminelet si Emiljano Shullazin, Dritan Dajti, Elvis Martinajt, Vladimir Gjutes, Durim Keçi, Arben Isufajt, Renato Camit, Durim Bamit, Redion Rrajes, Sokol Sanxhaktarit, Suel Celes, Safet Bajrit, Agron Xhafes etj etj… dhe pastaj themi qe Drejtori i Policise qe merr superfuqi me kete ligj e ka SERIOZISHT! Ndryshe do te shohim serialet e radhes me syza e maska si telenovelat turke!

BASIR ÇOLLAKU: PARTIA TA HEQ NJOLLEN E OFL

Kjo OFL-ja e Rames e mbeshtetur tallava nga te gjithe diplomatet pa goje ne Tirane, ta filloje 48 oreshin e pare me bunkerin e Surrelit, dasmen ne dy keshtjella te Veliajt…se me 3 mije euro kursim emigracioni me dhe pa ikona, apo donacion gruaje, si dhe nje pension te nenes ne kooperative, ska bir kurve qe i sajon…
Pastaj rruges ka plot…

A vajti OFL-ja e Partise, te hoteli luksoz i familjes Valdrin Pjetri, meqe ishte denuar per kto punet e droges matane detit..aty ka gjysmen e qeverise ne inaugurim..
Sa per ti derguar formularin se per sekuestro flasim mandatin tjeter…
Po te bizneset e Elvis Roshit…
Po te deputetet e denuar per trafik droge qe gjezdisin mbi luksin e kesaj origjine paraje…
se te Xhafa e Tahiri, Dako, Kajmaku e Babani, Qerimi, ka kohe..

Osht Fik Leku…OFL…

OFL nuk i dergon formularet te bandat por ortaket e eproreve…
ne Durres nuk ndaluan ne kater adresa me kellqe kriminale..ne Tirane spaska asnje…ne Fier te flasim.se duhet marre leje ke te shesin, ne Vlore telash se eshte kryedeputeti andej, ne Lezhe e Kruje do pare me kujdes se eshte bereqeti ne livadh…Elbasan askush si ka bythet me vete, ti bjere nga çunat e Lales, ne Shkoder tangent te djemte e ekspozuar.
Dhe gjasat jane te jete kjo amnisti e rishperndarjes..
Ata do publikojne marreveshjet. Dikush i merzitur dhe video apo foto ziafetesh…
OFL mund te marre se afermi emertesen..
Osht Fik Leku…dhe duhen pare borderote.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.