Sociale

Alket Hyseni, bashkëbisedim në “Luarasi” për reformën në drejtësi

11:00 - 07.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Reforma në drejtësi e procesi i vetingut vazhdojnë të mbeten prioritet për qeverinë shqiptare. Që prej 2014-s, kjo iniciativë u ndërmor me synim rritjen e pavarësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë për të rritur eficencën e për të luftuar korrupsionin. Për të shpjeguar më qartë këtë tematikë aktuale, deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ishte i ftuar përballë studentëve të Drejtësisë në Universitetit “Luarasi”. I pranishëm në panel, ishte edhe rektori prof. dr Ethem Ruka si dhe pedagogu i ‘Luarasi’, dr Besnik Maho.




Vështirësitë dhe sfidat
Deputeti Alket Hyseni ndau me të rinjtë eksperiencën e tij si jurist dhe deputet i parlamentit e diskutoi me ta rreth sistemit të drejtësisë në vend. Ai iu tha studentëve se drejtësia u deformua pas hyrjes në lojë të ryshfetit. “Zhvillimi në mënyrë anarkike i shoqërisë sonë pati efektet e tij edhe në çështjet e drejtësisë. Shqipëria në këto 30 vite, iu desh të bënte disa kapërcime ekstreme në prodhimin e gjyqtarëve, prokurorëve të rinj. U përzgjodhën njerëz intelektualë të fushave të ndryshme dhe u bënë kurse disamujore te Kavalishenca, në Durrës. Këta individë zunë vende në sistemin e drejtësisë. Por me kalimin e kohës ndikoi negativisht në shoqërinë shqiptare. Drejtësia nuk ekzistonte. Në pjesën dërrmuese ishte drejtësi e deformuar. Hyri në lojë ryshfeti, s’e shpikem ne, e ka e gjithë bota”,-tha Hyseni. Më tej ky i fundit shtoi se para miratimit të Reformës në 2014, u kryen sondazhe me qytetarët ku 96 për qind e tyre ishin pro ndryshimeve radikale në drejtësi. “Nga sondazhet që janë bërë para se të bëhej reforma, dhe në studimet që janë bërë për sistemin e drejtësisë, mbi 96 për qind e qytetarëve shqiptarë të anketuar kërkonin ndërhyrje radikale”,-theksoi deputeti i Partisë Socialiste. Më tej, Hyseni i tha të rinjve se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm për Shqipërinë. “Besimi i publikut vjen nëse funksionon sistemi, ai që s’ka dhënë drejtësi del jashtë sistemit. Paketa ‘kçk’ do japë efekte të menjëhershme. Reforma në drejtësi është një rrugëtim shumë i gjatë dhe shumë i vështirë, por dua të theksoj se është e pakthyeshme. Nuk ka më asnjë faktor apo aktor politik këtu që të pengojë këtë reformë”,-iu tha Hyseni studentëve të Drejtësisë në universitetin “Luarasi”.

qeeer hah-768x576 hah dh qwee
<
>

Zgjidhja e çështjeve
Për pedagogun e “Luarasi”, dr. Besnik Maho reforma në drejtësi, e veçanërisht ligji i vetingut, pavarësisht vonesave, iu japin zgjidhje një sërë çështjeve që kanë vite që nuk trajtohen. “Më mirë një drejtësi e vonuar, por që të jetë vërtetë drejtësi; sesa të bëjmë sikur japim drejtësi. Shumica e çështjeve që janë sot në Gjykatën e Lartë janë kthyer 3-4 herë më përpara. Po të bësh një hulumtim, të jeni të sigurtë, që do të keni vendime të ish-kolegjeve civile 3-4 herë janë kthyer. Kështu që edhe ajo drejtësi është dukur sikur është dhënë, por duke e kthyer gjithmonë “ujin” pas; thjesht ka qenë një padrejtësi. Do vijnë gjyqtarët më të mirë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Janë me qindra dosje që ishin të paprekura dhe të patrajtuara ndër vite. Shpresoj tek e nesërmja, tek garancia e asaj që vjen”,-u shpreh pedagogu i “Luarasi”.

Mesazhi për studentët
Rektori i “Luarasi”, prof. dr Ethem Ruka iu përcolli studentëve një mesazh të qartë duke iu sugjeruar që të jenë të drejtë gjatë ushtrimit të profesionit. “Për studentët, partia më e mirë është partia e Drejtësisë! Nuk ka parti më të mirë Shqipëria sesa struktura që bën drejtësi në këtë vend. Bëhuni juristët më të mirë të Shqipërisë, kjo ka rëndësi. Dhe ju studentë keni mundësi ta bëni këtë gjë, pasi jeni në kohën më të mirë”,-iu tha prof. dr. Ethem Ruka studentëve të Drejtësisë. Një ndër traditat e universitetit është kombinimi i teorisë me praktikën, si një mënyrë eficente për të përgatitur profesionistët e së ardhmes e për t’i orientuar për tregun e punës. Nëpërmjet praktikave të tilla, Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend duke sjellë përvojën më të mirë pranë studentëve e duke sjellë pranë ekspertë të çdo fushe për të dhënë një qasje ndryshe për të rinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.