Kryesore

Alketa Vejsiu në skenën e Sanremos: Kjo është pika më e lartë në karrierën time

01:32 - 07.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu është ngjitur në skenën e Sanremos.




Në një bashkëbisedim me prezantuesin Amadeus ajo është shprehur se prezantimi i Sanremo është pika më e lartë e karrierës së saj.

Gjithashtu Alketa nuk la pa përmendur faktin se pas shumë festivalesh të këngës në Shqipëri, ku prezantuesit ishin burra, këtë vit iu dha mundësia një femre ta drejtonte.

E pyetur nga Amadeus se cila ishte kjo femër, ajo iu përgjigj e emocionuar,”isha unë”. Alketa nuk la pa përmendur edhe faktin se festivali i Sanremo është shumë i ndjekur edhe në Shqipëri.

“Më vjen t’i puth të gjithë, Itali të dua. Amadeus ke bërë për ne gratë një gjë që askush nuk e kishte bërë më parë. Gratë kanë fituar në këtë festival, faleminderit për mundësinë Amadeus. Italia është unike në botë, një popull unik. Ne kemi krijuar këtë traditën e muzikës në Shqipëri duke ndjekur modelin tuaj, por jemi 12 vite më të rinj, pasi 12 vite pas jush kemi krijuar Festivalin e Këngës. Për vite është prezantuar nga meshkuj dhe pas 50 vitesh histori iu dha mundësia një femre dhe ajo femër jam unë. Shqipëria është vendi i dytë në që e ndjek këtë spektakël shumë dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë. Kjo është pika më e lartë e karrierës sime, faleminderit Itali!”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.