KULTURË

Zbulohet amaneti i Nexhmije Pagarushës, i firmosur 17 vite më parë

16:12 - 07.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta këtë të premte si pasojë e një sëmundje të rëndë.




Mësohet se këngëtarja  ka lënë një amanet, ku kërkon që kur të vdiste, tek varri i saj të vihet një CD me këngët e Ilir Shaqirit të albumit “Lugina e dashurisë”.

Nexhmija Pagarusha lindi më 7 maj të 1933-shit në Pagarushë, një fshat pranë Malishevës në Kosovë.

Ajo ka pasur një karrierë artistike prej rreth 40 vitesh. Një ndër këngët më të dëgjuara të saj është “Baresha”, e cila u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi. Pagarusha i dha fund karrierës muzikore në një koncert në Sarajevë. Në vitin 2012, ajo mori nga Presidenti Bujar Nishani titullin “Nderi i Kombit”.

Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë. Bilbili i këngës shqipe është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.