LIFE STYLE

Sa më shpesh seks, aq më mirë për shëndetin

10:00 - 08.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dihet që seksi i bën mirë jashtëzakonisht shëndetit, mirëpo përparësitë të cilat nga ai i ka trupi juaj varen ekskluzivisht nga ajo se sa ditë në javë e praktikoni.Të gjithë ekspertët seksualë dhe seksologët do të thonë që seksi është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin, mirëpo sa të mira keni nga ai, varet vetëm nga ju.Sa më shpesh që ta praktikoni seksin, do të jeni më të shëndetshëm, ndërkaq varësisht nga numri i ditëve në javë të cilat i kaloni me lojëra të zjarrta në shtrat, do të keni pak apo shumë përparësi shëndetësore, transmeton Telegrafi.




Ja si ndikon seksi tek ju në harmoni me numrin e ditëve në javë.

Një herë në shtatë ditë

Seksi një herë në javë pozitivisht do të ndikojnë në mbajtjen e linjës suaj trupore. Marrëdhënia seksuale ndikon në tajitje të hormonit të dashurisë oksicotinë, i cili, pos që nxit afërsinë midis partnerëve, kontribuon edhe në gjumë të qetë dhe cilësor, thotë dr. Helen Fisher, antropologe në Universitetin Rugers. Sa më shumë gjumë – më pak peshë trupore, sepse gjumi rregullon tajitje të hormoneve grelinë dhe leptinë, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e urisë.

Dy herë në javë

Personat të cilët kënaqen duke bërë seks së paku dy herë në javë kanë 30 për qind më të lartë nivelin e imunoglobulinës, i cili organizmit i ndihmon që të mbrohet nga sëmundjet, kanë treguar hulumtimet amerikane. Nëse keni seks të rregullt, imuniteti ju është më i fuqishëm, andaj edhe janë më të vogla shanset që të prekeni nga ndonjë infeksion.

Tri herë në javë

Shumicës u është më argëtuese aksioni në krevat (apo ku ua do qejfi) se sa në palestër, apo jo? Seksi ngre numrin e rrahjeve të zemrës dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Njerëzit të cilët kënaqen duke bërë seks së paku tri herë në javë i ekspozohen 50 për qind më pak rrezikut nga infarkti nga ata të cilët nuk e kanë atë mundësi, kanë treguar studimet e shkencëtarëve në Universitetin e Bristolit.

Katër herë në javë

Seksi i praktikuar katër herë në javë do t’i bëjë mrekulli tenit tuaj. Nëse shpesh kënaqeni me seks, më gjatë do të dukeni më të rinj. Gjatë seksit rritet prodhimi i kolagjenit, i cili pengon paraqitjen e rrudhave dhe shenjave në lëkurë, thonë mjekët e Spitalit Mbretëror në Edinburg, të cilët u morën me hulumtimin që kanë të bëjnë me këtë temë.

Jeta cilësore seksuale bën që teni dhe flokët tuaj të shkëlqejnë, sepse qarkullimi i gjakut shpejtohet gjatë seksit. Vetvetiu, lëkura merr më shumë oksigjen dhe bëhet më e freskët. Gjithashtu, qarkullimi i shpejtuar i gjakut ndikon në lirimin e toksinës dhe i bën buzët më të plota.

Pesë herë në javë

Marrëdhëniet e rregullta seksuale na ngrenë nivelin e përgjithshëm të energjisë, na bëjnë të ndihemi më optimistë dhe më kreativë (në të gjitha sferat e jetës, jo vetëm më shtrat). Veç kësaj, marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më cilësore, thotë dr. Fisher.

Gjashtë herë në javë

Seksi na bën më të mençur. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë që edhe truri të punojë më mirë, ndërkaq kur përjetojmë orgazmën dhe “eksplodimin” e hormoneve, shumica e të cilave ndikojnë edhe në forcën tonë intelektuale në mënyrën më pozitive të mundshme.

Shtatë herë në javë

Nëse arrin i ta praktikoni këtë, aferim ju qoftë! Pra, do të thotë që nuk lejoni që “faktorët pengues” (siç është stresi në punë) që t’ju pengojnë që të kënaqeni me jetën. Seksi i rregullt ul nivelin e stresit dhe zbut çrregullimet anskioze, të cilat janë aq të shpeshta në kohën e sotme, tregojnë hulumtimet, ndërkaq shpjegimi për këtë fshihet me siguri në tajitje të shtuar të endorfinës, e cila ju ngre libidonë dhe ju nxit të bëni dashuri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.