Sociale

Vendimi: Paketat e shërbimeve shëndetësore, që do të financohen nga FSDKSH

12:11 - 10.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Qeveria ka miratuar paketat e shërbimeve shëndetësore që do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në shërbimin spitalor. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e paketave ku përfshihen: paketa e shërbimit të dializës, Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë, paketa e shërbimit të transplantit të veshkës dhe flakjes akute, paketa e implantit koklear, paketa e shërbimeve të radioterapisë (me akselerator linear). Ndërkohë do të jetë FSDKSH që do të financojë paketat e shërbimeve shëndetësore, bazuar në koston e shërbimeve sipas shtojcave përkatëse, në institucionet shëndetësore publike.




Untitled-1 Untitled-2 Untitled-3 Untitled-5 Untitled-6
<
>

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: Në vendimin nr. 308, datë 21.5.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 1, shtojcat referuar në shkronjat: “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “e”, bashkëlidhur vendimit, ndryshohen me shtojcat që i bashkëlidhen këtij vendimi, si më poshtë vijon: a) Shtojca nr. 1, ‘Paketa e shërbimit të dializës’, zëvendësohet me shtojcën nr. 1, ‘Paketa e shërbimit të dializës, të vendosjes së fistulës së thjeshtë dhe vendosjes së graftit të thjeshtë’; b) shtojca nr. 2, ‘Paketa e shërbimeve të kardiologjisë’, zëvendësohet me shtojcën nr. 2, ‘Paketa e shërbimeve të kardiologjisë’; c) Shtojca nr. 3, ‘Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë’, zëvendësohet me shtojcën nr. 3, “Paketa e shërbimeve të kardiokirurgjisë’; ç) Shtojca nr. 4, ‘Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës dhe flakjes akute’, zëvendësohet me shtojcën nr. 4, “Paketa e shërbimit të transplantit të veshkës dhe flakjes akute’; d) Shtojca nr. 5, ‘Paketa e shërbimit të implantit koklear zëvendësohet me shtojcën nr. 5, “Paketa e implantit koklear”; dh) Shtojca nr. 7, “Paketa e shërbimeve të radioterapisë (me akselerator linear)’, zëvendësohet me shtojcën nr. 7, “Paketa e shërbimeve të radioterapisë (me akselerator linear)'”, – thuhet në vendim. Në këtë të fundit bëhet me dije gjithashtu se fondi financon paketat e shërbimeve shëndetësore, bazuar në koston e shërbimeve sipas shtojcave përkatëse, në institucionet shëndetësore publike. Financimi i institucioneve shëndetësore jopublike do të bazohet në çmimin e përcaktuar në shtojcat e këtij vendimi. Personat e siguruar që përfitojnë nga këto paketa janë të përjashtuar nga bashkëpagesa. Vendimi hyri në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.