SHËNDET

Yndyrnat bimore apo yndyrat shtazore, ja cila janë më të mira për shëndetin

20:50 - 10.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i kohëve të fundit i publikuar nga Shoqata Amerikane Për Shëndetin e Zemrës, konfirmon se jo të gjitha yndyrnat janë të dobishme për organizmin. Deri më tani, kemi mësuar se ushqime si vaji i ullirit, avokado dhe arrorët përmbajnë shumë yndyrë, por jo domosdoshmërisht të pashëndetshme.




Në harkun kohor të 22 viteve, studiuesit e shoqatës kanë shqyrtuar të dhënat e analizave të plot 100,000 njerëzve.

Yndyrnat Bimore Dhe Parandalimi i Sëmundjeve Kardiovaskulare

Ata zbuluan se yndyrnat bimore mono-të-pangopura pakësonin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Sipas tyre, yndyrnat mono-të-pangopura me bazë shtazore rrisnin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kronike.Shkencëtarët thanë se njerëzit që hanë shumë yndyrna bimore kanë 16% më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet e zemrës.Për më tepër, ata që konsumojnë shumë yndyrna shtazore kanë një rrezik 21% më të lartë për tu prekur nga këto sëmundje.

Shkencëtarja Marta Guassh-Ferre nga Universitet i Harvardit tha se kur  bimët janë burimi kryesor ushqimor për njeriun, ky i fundit mund të parandalojë shumë sëmundje kardiovaskulare.

Ndryshimi Mes Yndyrnave

Ushqimet me bazë bimore dhe ato shtazore kanë ushqyes të ndryshme.Burimet bimore të yndyrnave mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura janë të pasura me vitamina, polifenolë të nevojshëm për zemrën.

Burimet shtazore si mishi, vezët dhe produktet e bylmetit përmbajnë nivele të larta të yndyrnave  ngopura dhe kolesterolit.

Të dyja këto njihen si shkaktarë  të sëmundjeve të zemrës.

Vegjetarianët Jetojnë Më Gjatë

Studime të panumërta kanë konfirmuar se ushqimet me bazë bimore janë ndjeshëm më të shëndetshme se ato me bazë ushqimore.

Një regjim ushqimor i pasur me perime, fruta dhe barishte parandalon kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetin dhe mbipeshën. Në fakt, sipas disa shkencëtarëve, vegjetarianët jetojnë të paktën 3.6 vjet më shumë se njerëzit që konsumojnë mish.

Të qenit vegjetarian është një veprim i mirë jo vetëm për shëndetin, mbron planetin dhe kafshët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.