EKONOMI

Enea Hoti nga Ministria e Bujqësisë: Përmirësuam reformën e inspektorateve, s’ka mbyllje të bizneseve, vetëm paralajmërime dhe pezullime

21:24 - 12.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj,  Sekretari i Përgjithshëm në MBZHRA Enea Hoti ka folur mbi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr 9863, datë 28.01.2008 ‘Për Ushqimin”. Ai deklaroi se ky projektligj parashikon daljen nga Shërbimi Civil dhe funksionimin me Kod Pune por që nuk cenon punonjësit dhe ndryshimi i tarifave të kontrollit zyrtar që e bën AKU, do përafrohen sipas legjislacionit të BE.




“Reforma e inspektorateve është përmirësuar falë mbështetjes së BE. Mënyra e apelimit të gjobave të AKU është propozuar që mos të jetë në drejtorinë e AKU, por pranë ministrisë. Do ngrihet një komision i posaçëm që do merret me shqyrtimin e masave administrative. AKU i shërben shëndetit publik, inspektoratet me natyrë të përbashkët do të grupohen”-tha Hoti.

Në lidhje me bizneset, Enea Hoti u shpreh se synohet një filozofi e re, ku nuk do të ketë ndëshkim të bizneseve por paralajmërim të tyre.

“Po tentohet faqe e re në marrëdhënien me biznesin, në raste shkeljesh do ketë paralajmërime. Lehtësohen rregullat edhe për operatorët e vegjël ushqimorë, ku përjashtohen nga

rregullat e HACCP. Do të ketë reformim më të mirë të sektorëve dhe nuk do të ketë largime nga puna.  Nuk do të ketë mbyllje të bizneseve, por vetëm pezullime të aktivitetit. Kapitulli 12 ka të bëjë me standardet në ushqime dhe veterinari. Jemi të detyruar që të bazohemi sipas direktivave të BE. Janë mbi 600 akte të legjislacionit të BE që duhen përafruar dhe në procesin e negocimit jemi të detyruar t’i përafrojmë në raport me partnerët e BE”-tha Hoti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.