Kryesore

Mbledhja e 4-të e rindërtimit, Rama: Projekti nis së shpejti në këto tre zona, gjithçka do të bëhet sipas standardeve

10:01 - 12.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po zhvillohet këtë të mërkurë mbledhja e katërt e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.Në fjalën e tij, Rama tha se procesi i rindërtimit do të nisë shumë shpejt, dhe së pari në Laç, Thumanë dhe Shijak. Kreu i qeverisë deklaroi se janë bërë gati modelet e konfirmuara të banesave individuale dhe në ditët në vijim, sipas tij, do të hapet gara për të ftuar kompanitë, që ofrojnë suportin për këto shtëpi.Sa i takon të ardhurave të mbledhura pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Rama u shpreh prerë se çdo qindarkë e mbledhur është në pritje të ekzekutimit të projektit të rindërtimit.




“Kemi raportin përfundimtar të vlerësimit të bëra nga ekspertë të BE, BB dhe OKB, që na jep bazën për të zhvilluar Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Së dyti, kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit, një pjesë të konsiderueshme të planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë tre zonat, ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, së shpejti. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale, sipas tipologjive, që do të thotë se jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procedurës së garës së hapur për të ftuar kompanitë që ofrojnë suportin për shtëpitë individuale. Kemi po ashtu edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucionet e shërbimit arsimor dhe shëndetësor, si dhe hyrjen në fazën e projektimit për të bërë të mundur që shumë shpejt të fillojmë procedurën e garave, në mënyrë që të fillojmë me rindërtimin.

Krahasuar me proceset normale të analizës, planifikimit dhe projektimit, kemi ecur shumë shpejt, por jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë, çdo orë, pyetjen se kur do të kthehen në shtëpi dhe për këtë dua që të kërkoj me përulësi durimin e tyre, sepse ne po bëjmë maksimumin dhe dua që të bëjmë një proces rindërtimi, ku gjithçka të jetë sipas standardeve, kushteve optimale për ato kategori ndërtesash, që janë pjesë e procesit, dhe ku në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte. Për këtë, duhet bërë pak durim. Më vjen keq që kam parë përpjekje për të njollos procesin. Ju siguroj se çdo qindarkë e publikut është në pritje të ekzekutimit të projekteve, i cili kërkon edhe pak kohë për të nisur”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.