Kronikë

3 javë pas horrorit në familjen Laze/ I maskuar dhe i armatosur i riu hyn brenda ambjenteve të agjensisë, çfarë ndodhi te “21 Dhjetori”

16:27 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy biznese kanë rënë preh e tentativës së grabitjes, rreth orës 21:00 të së mërkurës. Një i ri i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të agjencisë dhe ka tentuar të kryejë grabitje, në zonën e “21 Dhjetori”.




I riu i cili ishte i pajisur me armë zjarri, është  larguar menjëherë, pasi punonjëset e agjencisë janë tmerruar dhe kanë bërtitur.

Pak minuta më vonë, dyshohet se i njëjti person është futur në ambientet e një supermarket, në zonë, për të kryer grabitje, por pasi ka gjetur kasën e kyçur, ka marrë vetëm disa lekë, që ka gjetur në banak, dhe është larguar.

Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i të riut, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se, 3 javë më pare 2 të rinj hynë me armë brenda banesës së familjes Laze, në Allias, dhe tentuan t’i grabisin, duke i plagosur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.