Show-Bizz

Fjodora Fjora flet për jetën e saj private si rrallëherë: Ai më tradhëtoi por e kam falur

15:29 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja, Fjodora Fjora gjatë një interviste për “Glamour Zone”, si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.




E pyetur nësa ka pasur në jetën e saj ndonjë lidhje që ka përfunduar për shkak të tradhëtisë, ajo është shprehur se tradhëtia është e mbivlersuar dhe është njerëzore.

“Mund të ketë pasur situata brenda ose përgjatë lidhjes por nuk ka qenë ajo shkaku padyshim. Unë jam njeri që di të pranoj dhe di të kuptoj që kjo puna e tradhëtisë është e mbivlerësuar. Unë mendoj se kjo është shumë njerëzore. Ka gjëra të mira te njerëzit dhe unë mendoj se nëse je gati për ta kapërcyer këtë gjë brenda vetes, nëse njeriun që ke aty e do dhe thjesht e do, duhet të dish të tolerosh, të kuptosh se ndoshta nuk ka qenë faji vetëm i tij por mund të ketë qenë dhe faji jot. Ka momente në jetën tonë kur bëhemi të pavëmendshëm, ku hyjmë në cikle të tjera, nuk mund ta gjej fiks tani këtë momentin, sepse kjo gjë që më ka ndodhur ka shumë kohë por dua të theksoj faktin se tradhëtia është e mbivlerësuar”, u shpreh Fjodora.

Ndër të tjera, Fjodora u shpreh se është tradhëtuar në një lidhje, por nuk është bërë shkak që marrëdhënia të merrte fund, pasi e ka falur nga dashuria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.