Kryesore

“Lëviz me makinë të blinduar”, Kryeministri Rama: Ma ka dhënë vëllai, dilni verifikojeni nëse është e blinduar

21:39 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Opinion”, shprehet se makina me të cilën po lëviz këto ditë, pas kapjes së Vladimir Gjutës me pistoletë dhe mijëra euro pas selisë së Ps-së, nuk është e blinduar.




Ramai kërkoi drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, të nxjerrë gazetarët për ta verifikuar, nëse makina e tij është e blinduar apo jo, teksa foli për herë të parë për akuzat e opozitës, sipas të cilave, ai po përdor mjetin luksoz të blinduar të vëllait të tij, Olsi Ramës.

Pjesë nga diskutimet:

Rama: Nuk është makinë e blinduar, është e vëllait. Një nga këta të fushës, të cohet tani dhe ta verifikojë makinën.

Artan Hoxha: E kemi verifikuar që kur erdhëm.

Rama: Mirë ishte t’i bënin verifikimin para se të flisnin për blindimin. Makina nuk është e blinduar, është që në vitin 2009, kur unë kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla, kur isha në opozitë, ashtu si makina që përdor si kryeministër, që nuk ka qenë kurrë e blinduar. Unë përdor atë makinë, sepse nuk kam dashur t’i kushtoj para që nuk ishin të nevojshme të përdoreshin për makinë, nuk jam as i dhënë për makinë, nuk di as t’i jap, por do t’i jap vetëm makinës së qeverisë. Unë s’kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Është e pavërtetë dhe ne e kemi të verifikuar këtë gjë, që në sondazh ka pasur ndërhyrje nga ministra apo stafet e tyre. E kemi vërtetuar. Nëse në një vend tjetër do të ndodhte kjo gjë, do bëhej hetim.

Fevziut: E patë emisionin?

Rama: Unë nuk shoh emisione,

Fevziu: E para, nuk thamë sondazh, por bëmë testim, pyetëm qytetarët në rrugë, ku shumica thonin se nuk i njihnin ministrat.

Rama: Qytetarët, varet kush qëllon. Vetëm kur qëllon Basha, në mënyrë të organizuar, ti dil këtej, unë andej.

Fevziu: Nja 2 mijë euro ishin paguar për të shtuar ca vota, kaq probleme e paska qeveria…

Rama: Duhet një raport i së vërtetës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.