Kryesore

Meta poston memen domethënëse/ Presidenca si kala e pamposhtur

11:57 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur një delegacion i Komisionit të Venecias ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë-Presidencë vitin e kaluar, presidenti Ilir Meta ‘godet’ me një meme.




Teksa ka postuar memen e ditës në faqen e tij të “Facebook” ku shihet një fushë-betejë nga një anë dhe kalaja-presidencë në anën tjetër, Meta nuk i ka kursyer ironitë.Pamjet nga fotoja ngjajnë me betejën e rrethimit të Krujës, ku nga një anë qëndron Presidenca, me Kushtetutën dhe flamurin Kuq e Zi, si dhe luftëtarët, që në këtë rast është Rilindja, me shpata, shigjet dhe helmeta gati ne sulm.

Kreu i shtetit u shpreh dje ne nje interviste se: “Presidenti i Republikës është ne detyre deri ne 24 korrik 2022, ne kala dhe një kështjelle e pamposhtur ne mbrojtje te Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marre fund. Do i bej thirrje te gjithe shqiptareve te dalin ne mbrojtje te Kushtetutës dhe kete e kam bere te qarte”. Kujtojme se sot ne 12:00 Meta do te prese ne nje takim delegacionin e Venecias


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.