AKTUALITET

“Nuk e shkelim Kanunin”, misionari flet nga Shkodra: Si iu çova fjalë të dyshuarve për rrëmbimin e Jan Prengës.

12:56 - 13.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në historinë e rëndë të pengmarrjes dhe më pas vrasjes së Jan Prengës doli në dritë dhe fakti se familja e tij kishte ndërhyrë për lirimin e tij përmes një pajtuesi gjaqesh me personat që dyshohet se kishin gisht për ngjarjen. Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” në Shqipëri në një intervistë për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikshiqi ka rrëfyer detaje nga tentativa e tij, që në këtë rast rezultoi e dështuar.




Kjo pasi 49-vjeçari Prenga, që u mor peng në Kamëz në 17 janar, u tortura deri në vdekje, ndërsa ende nuk dihet asgjë për trupin e tij. Shullani pohon se vëllai dhe xhaxhai i Jan Prengës kishin shkuar tek ai ku i kishin kërkuar ndihmë që të kontaktonte me familjet e personave që aktualisht janë pas hekurave.

Po ashtu kryetar i Shoqatës së Misionareve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve ka sqarua dhe pozicionin e tij dhe të djalit në pengmarrjen dhe më pas vdekjen e Jan Prengës. Sipas tij, djali i tij nuk ka lidhje në trafikun e drogës në Angli, por ka ndërhyrë që të ndihmonte në gjetjen e Prengës.

“Ka ardhur Anton Prenga, Pjeter Prenga dhe Zef Prenga, vellau, xhaxhai dhe kushëriri duke me thënë se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marre peng Jan Prengën. Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij me ka thënë se kam 8 muaj që nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem të flas sepse nuk është në Shqipëri dhe se është në kërkim ndërkombetar për llogari të Italisë. Familja Doçi nuk me ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo lidhje me rrëmbinin. Kam shkuar të familja Bleta e Martin Bletes por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Geshtenja dhe me kane pritur. Pas disa ditësh me kanë thirrur dhe me kanë thënë se “Korado Geshtenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi të kryej llogaritë me shtetin shqiptar duke qenë së është në kërkim, është i gatshëm për të bërë be në kishë në praninë e 24 burrave siç e kërkon kanuni e zakoni”. Dhe nëse bën këtë betim eshte i lare sepse te besh be eshte gje e madhe.

Me pas une i kam thene djalit tim ne Angli Gezimit qe e kam prej 22 vitesh qe te flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh. Familjeve në Shkoder i kam thënë që nese kane lidhje ta lirojnë Jan Prengen sepse i kam thene qe per çfare ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorezanë. Djali ka folur me Astritin dhe i ka thënë që nëse keni marre mallin, drogën dorëzojeni, sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorëzuar drogën, por pengu nuk është liruar. Djali im, Gëzimi vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogën dhe nuk është e vertete se djali im ka marre drogen nga kontinieri. Sepse kontinieri ka qenë me banane dhe eshte e pamundur per tu futur. Djali im nuk ka asnje lidhje përveçse eshte munduar te ndihmoje dhe te beje ndërmjetësin me Prengajt.

Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtenjen dhe as Bleten. Jam unë qe i kam kërkuar djalit qe te flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjeter. Me sa dimë, drogën Astrit Prenga ia ka marre nje anglezi sepse ai i ka patur nje borxh prej 700 mije paund dhe nuk e ka ditur se mund te kete lidhje kush tjeter. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askend tjeter dhe eshte munduar vetem te ndihmoje ashtu si une. Me njohin shqiptaret ne gjithe boten dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shume probleme. Kanuni ka mbi 500 vite qe zbatohet dhe ne nuk e shkelim.”, tha Nikollë Shullani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.