Show-Bizz

U fotografua me vajzën misterioze në Paris, Capital T zbulon për kë bëhet fjalë

19:02 - 13.02.20 gsh

Këngëtari i dashur për publikun, Capital T çmendi rrjetin pak ditë më parë, pasi publikoi një foto në “Instagram”, ku shfaqet i përqafuar me një vajzë dhe në dorën tjetër mbante një trëndafil të kuq.



Pak më parë, Capital T zbuloi portretin e vajzës me të cilën u shfaq në Paris. Ai afrohet drejt saj duke i dhuruar trëndafilin që mbante në dorë. Mesa duket ajo është modelja e klipit të tij më të ri, i cili do të publikohet nesër.

Bashkangjitur postimit, ai shkruan se kënga e re titullohet “Je t’aime” dhe do të publikohet nesër, në ditën e të dashuruarve, në orën 14:02.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.