Kronikë

“Dhimbje e jashtëzakonshme”, presidenti Meta viziton vajzën e mitur të familjes Tola: Ka ndodhur një dramë në familjen e saj

18:51 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë mbrëmje vizitoi vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.




“Për të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Merita Tola është e vetmja që mbijetoi, pas tragjedisë në familjen Tola, në Ostren të Bulqizës, ku nga rrjedhja e gazit humbën jetën nëna me dy fëmijët adoleshentë, Rudinën 18 vjeçe dhe Fatjonin 14 vjeç.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.