AKTUALITET

 “E dimë ku jeton ti dhe familjarët e tu”/ Artan Hoxha publikon mesazhet përpara kryeministrit: Më kanë kërcënuar

13:09 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përballë kryeministrit Rama gazetari Artan Hoxha ka thënë mbrëmjen e djeshme se është kërcënuar me jetë, madje ka publikuar edhe sms të ardhura në adresën e tij. Ndërkaq mesazhi kërcënues ka ardhur edhe për emisionin Opinion.  “Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën.




Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”. Mesazhi që i ka shkuar vetë gazetarit:  “Tani,ke kaq muj qe hedh balt padrrejtesisht mbi familjen ton.tani po na fajson per lidhjeme politikan.per te miren tate ban mir qe sot perball kryeministrrit mos e permenesh ne asnje moment emrin e familjes ton.e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu.ka ardhur koha tmash pergjegjsi”. Hoxha tha se mesazhi i vinte nga Anglia dhe mesazhdërguesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme, madje publikoi edhe fotografitë që i ishin shkrepur gjatë ditë, nga njerëz që e ndiqnin atë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.