Kryesore

Mozzik i drejtohet Loredanës me këngën e re: Kush po t´bje lule e kush po t´blen parfum

21:29 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i dashur për publikun, Mozzik ka publikuar këngën e tij më të fundit, në ditën e të dashuruarve. Vetëm brenda pak orësh, kënga ka arritur miliona klikime, dhe siç duket është pritur dhe pëlqyer shumë nga fansat.




Kënga e titulluar “Auf Wiedersehen”, që në shqip përkthehet “Mirupafshim” ka tërhequr vëmendje pasi duket se është një dedikim për Loredanën, ish-partneren e reperit.

“Me kë rri tani? Me kë tymos tani? Me kë *** tani?”– është një fragment i përkthyer nga kënga, ndërsa në gjuhën shqipe ai flet qartë, për Shën Valentinin dhe faktin që ai s’do të bëjë asnjë dhuratë për këtë ditë të shënuar.

“Shkoj edhe ky Shën Valentin

Kush po t’bje ty lule e kush po t’blen parfum

Veq un asnjani prej ktyne s’jam ti e din”– është një pjesë tjetër e këngës.

Dyshja Loredana dhe Mozzik, të cilët kanë dhe një vajzë me emrin Hana, i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.  Me anë të disa statuseve në rrjetet sociale, Mozzik lë për të dyshuar se ndarja e tyre ka ardhur si pasojë e një tradhëtie nga ana e reperes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.