Kryesore

Ndryshime në qeveri/ Ja kush janë zëvendës ministrat e rinj

11:34 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshime të tjera në qeveri. Kryeministri Edi Rama ka emëruar dje dy zëvendësministret e Reja të Financave dhe Ekonomisë. Bëhet fjalë për Adela Xhemalin dhe Vasilika Vjeron që janë emërohet në detyrën e zëvendës ministreve. Kujtojmë se Vjero ka qenë më parë Drejtoreshë e Tatimeve.Qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Elton Haxhit, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe emërimin e Adela Xhemalit në vend të tij. Ndërkohë që Vasilika Vjero, zëvendëson Erjon Luçin, i larguar nga detyra e zëvendës ministrit një muaj më parë.




VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendim 2

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.