AKTUALITET

Nëna dhe 2 fëmijët vdiqën nga asfiksia e gazit, pamjet nga banesa ku ndodhi tragjedia

14:38 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni vijnë nga banesa ku ndodhi tragjedia e rëndë, ku nëna me dy fëmijët e saj, 14 dhe 18 vjeç u asfiksuan për vdekje nga një rrjedhje gazi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku për pasojë humbën jetën Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni, 18 dhe 14 vjeç, ndërsa në spital ndodhet motra e vogël 8-vjeçare, Merita.




Gazetari Enver Doçi ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes, fshat që ndodhet në kufi me Maqedoninë, ndërsa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga banesa ku ndodhi tragjedia. Siç shihet dhe nga pamjet në banesë ka të afërm të viktimave, ndërsa aty jetonte vetëm nëna me 3 fëmijët, pasi bashkëshorti ishte emigrant në Greqi.

Doçi raportoi se bombola e gazit ndodhej në korridor, ndërsa ekspertët e policisë pohuan se ajo u bë shkak i vdekjes gjatë natës së 3 anëtarëve të familjes Tolaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.