AKTUALITET

Tragjedia në Bulqizë/ Burri emigrant në Greqi, nëna me dy fëmijët u asfiksuan nga gazi ndërsa flinin, ja kush i gjeti

13:18 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tragjedi në familjen Tola në Ostren të Bulqizës. Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.




Gazetari Enver Doçi në një lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes raportoi se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme. Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.

Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Doçi pohon se Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital. Po ashtu gazetari tha se ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.