BOTA

Treguan të vërtetën për koronavirusin në Wuhan, zhduken 2 gazetarët kinezë

20:19 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

2 gazetarë të cilët po raportonin për të vërtëtat mbi atë që po ndodh në Wuhan, për shkak të koronavirusit janë zhdukur.




Bëhet fjalë për Fang Bin dhe Chen Qiushi të cilët ishin të vendosur të dy për të përcjellë atë që mund të zbulonin për krizën, duke raportuar nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.

Ata postuan video në internet, shkëmbyen fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit të karantinuar që është izoluar nga pjesa tjetër e vendit.

Si rezultat, ata morën mijëra shikime në videot e tyre. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë. Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në Youtube, i cili është i ndaluar në Kinë, por  aksesueshëm përmes kanaleve private virtuale VPN.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.