BOTA

Video/ Aksion si në filma, banda futet në Gjykatë dhe liron kreun e saj, vrasin dhe katër policë

22:13 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bandë e përbërë prej 20 personash, vranë katër policë dhe plagosën disa të tjerë para një gjykate në Honduras për të liruar kryetarin e tyre, Alexander Mendoza. Ngjarja ndodhi në gjykatën e “El Progreso” rreth 140 kilometër nga kryeqyteti i Tegucigalpa .




Kreu i bandës, i njohur si “Porkys” ishte dënuar në dhjetor të 2015 me 20 vite burg për vrasjen e dy personave. Ndërkohë ministri i rendit ka ofruar 39 mijë dollarë për këdo që jep informacion për të arratisurin Alexander Mendoza.

https://youtu.be/AaMucwSed1w

Mediat ndërkombëtare raportojnë se MS-13 i njohur ndryshe si Mara Salvatrucha apo Barrio 18 e kanë kthyer Hondurasin në një nga vendet më të rrezikshme të botës për shkak të trafikantë të shumtë të drogës.

Në 2019 Hondurasi kishte raportin e vrasjeve 44 për çdo 100 mijë banorë, një nga më të lartat në botë dhe shumë qytetarë janë me sytë nga emigrimi drejt SHBA.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.