Kryesore

Zbulohen detajet/ Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, ja gjithçka që pritet të ndodhë të hënën në Bruksel

17:54 - 14.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e hënë më 17 shkurt , në Bruksel do të zhvillohet “Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë”, pas tërmetit tragjik që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, mbetën të plagosur mijëra të tjerë si dhe u shkatërruan qindra shtëpi.




Mësohet se, Konferenca do të hapet nga Presidentja e Komisionit të Evropës, Ursula Von der Leyen, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në orën 14:30.

Më pas, do të ketë një prezantim nga komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarčič, për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit.

Ndërkohë, në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Olivér Várhelyi. Ndërsa në orën 18:45, pritet të ketë një konferencë nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.