AKTUALITET

Grabitet me armë një argjendari në Elbasan, autori i maskuar kërcënoi punonjësen

13:15 - 15.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja raportoi se një argjendari shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit është grabitur nga një person që dyshohet se ka qenë i armatosur dhe me maskë.




Ngjarja ka ndodhur sapo punonjësja ka hapur dyqanin e argjendarisë mjaft të njohur në qytet. Punonjësja ka qenë vetëm e me sa duket nga kjo ka përfituar dhe autori, i cili e ka kërcënuar dhe ka marrë një sasi parash. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke marrë dëshminë e punonjëses dhe të personave që gjendeshin pranë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të vetë argjendarisë. Objekti ku ndodhi ngjarja ndodhet shumë pranë drejtorisë së Policisë së Elbasanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.