BOTA

Dhunuan dhe grabitën 85-vjeçarin, pranga 4 shqiptarëve në Itali

11:21 - 16.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dhunuan dhe grabitën një 85-vjeçar në Lignano,Itali.




Giuseppe Spartà, 85 vjeç aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.  Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

`Rai News´ raporton se dosja ndaj tyre është hapur si për plaçkitje ashtu edhe për rrëmbim. Ndërkohë 4 shtetasit shqiptarë aktualisht po mbahen në paraburgim në burgun e Udineses.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.