Kronikë

Ndihmonte `skifterin´ Astrit Thaçi të fshihej pas çdo grabitje, pranga 20-vjeçares në Tiranë

13:46 - 16.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

20-vjeçarja me iniciale A.B ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet të jetë bashkëpunëtore e 27-vjeçarit  Astrit Thaçit. Ky i fundit është një grabitës serial, i cili dyshohet si autor i të paktën 8 grabitjeve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.




Burime zyrtare thanë se vajza ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Trajektorja”.

Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th.

Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë.

Në vijim të operacionit “Trajektorja”,  zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.