BOTA

Bashkë për Shqipërinë/ Franca dhuron 100 milionë euro, Italia 65 milionë, Gjermania 11 milionë

16:56 - 17.02.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia ka dhuruar 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019. Kjo shumë i bashkohet 115 milionë eurove të BE-së, 3 milionë eurove të Holandës, 5.6 milionë eurove të dhuruara nga Suedia, dhe 11 milionë eurove nga Gjermania. Franca ka dhuruar 100 milionë euro.




Më herët, duke falënderuar pjesëmarrësit në Konferencën e Donatorëve në disa gjuhë të ndryshme europiane, Kryeministri Rama u shpreh tepër i prekur nga zotimi i Komisionit Europian për të dhuruar 100 milionë euro për Shqipërinë për rimëkëmbjen nga tërmeti.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin.

Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama.

Komisioni Europian bëri me dije se do të japë edhe 100 milionë euro për procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit. Shuma do t’i shtohet 15 milionë eurove të dhëna nga BE menjëherë pas fatkeqësisë së 26 nëntorit dhe nuk përfshin shumat që do të dhurojnë shtetet e tjera anëtare.

Presidentja e Komisionit Europian tha se BE do të monitorojë gjithashtu procesin e rindërtimit dhe alokimit të fondeve.

“I gjithë Bashkimi Europian u mobilizua për një vend që është në zemër të kontinentit dhe shpresoj e jam e bindur që një ditë do të jetë gjithashtu pjesë e unionit. Shqiptarët e dinë më shumë se kurrë tani që i përkasin familjes europiane. E gjithë bota është mobilizuar në mbështetjen tuaj. Nevojat vazhdojnë të jenë të mëdha dhe duhen përballuar me urgjencë. Kostot e rindërtimit janë vlerësuar rreth 1 miliard euro dhe është e qartë që Shqipëria nuk e mban dot këtë barrë e vetme. Sot u premtojmë shqiptarëve që jemi këtu për një kohë të gjatë, solidariteti ynë do të mbetet i madh si në momentet e para pas fatkeqësisë”. tha Presidentja e Komisionit Europian.

Po ashtu, Suedia do të ofrojë një fond prej 5.6 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për procesin e rindërtimit.

“Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit❗️ Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim @petererikssonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Shikoni videon e shkurtër për të mësuar më shumë rreth mbështetjes Suedeze.”, thuhet në deklaratën e ambasadores, Elsa Hastad.

Ndërkaq, më herët, ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok ka zbuluar që vendi i tij do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie”, tha Blok në një video në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.