SHËNDET

Çenkuela Hasa: Ja cili është sporti i duhur për ju

14:07 - 17.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga blogerja healthy lifestyle, Çenkuela Hasa




Nisja e aktivitetit fizik nuk është vendimi më i lehte që ju mund të merrni. Dilemat janë gjithmonë të pranishme duke filluar nga dilema se cili është aktiviteti fizik i përshtatshëm që duhet të nisni apo nëse duhet të stërviteni në mënyrë individuale apo në grup. Do doja të flisja nga eksperienca personale. Nuk duhet të ndikohemi nga mënyra sesi çdo njëri stërvitet apo ushqehet, çdo njëri ka organizëm të ndryshëm dhe preferencat rreth aktivitetit fizik ndryshojnë për gjithsecilin. Edhe qëllimi i nisjes së aktivitetit fizik ndryshon nga një person tek një tjetër. Dikush fillon për të humbur peshë, dikush për të shtuar masë muskulare, të tjerë për të larguar stresin dhe lodhjen e ditës. Prandaj më poshtë dua të rendit disa pika orientuese për ta patur më të lehtë për të kuptuar se cila është mënyra e duhur për ju.
Mos u ndikoni nga të tjerët
Ky është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për marrjen e një vendimi, por dhe në rastin e aktivitetit fizik. Mos u ndikoni nga miqtë, nga instruktorët për të vendosur se cila është mënyra e duhur për ju dhe cili është sporti i duhur për ju. Më mirë se ju askush nuk e njeh trupin tuaj, qëllimet tuaja dhe gjendjen tuaj shëndetësore dhe shpirtërore. Bëni atë që doni të bëni. Pyesni veten së pse doni të filloni aktivitetin fizik
Crossfit
Një pyetje do ju lehtësojë të gjithë procesin e marrjes së vendimeve. Nëse doni të humbisni peshë dhe në mënyrë shumë të shpejtë duke u tonifikuar njëkohësisht Crossfit është zgjedhja e duhur. Crossfit është një sport me intensitet të lartë dhe mund të ndjeheni të lodhur apo mund të ju duket shumë i vështirë, por fakti që ushtrohet më së shumti në grup ë bën shumë motivues, pasi ju doni gjithmonë të jeni të parët në ushtrime. Instruktori që insiston në stërvitjen e grupit gjithashtu është një shtysë që nuk do ju lërë asnjëherë të hiqni dorë deri sa të keni arritur rezultatin final. Por miqësitë që krijohen në një grup Crossfiti dhe konkurrenca midis njëri tjëtrit njëkohësisht do ju bëjnë të kujtoni gjithmonë pse nisët duke ju bërë më kërkuës me kalimin e kohës kur bëhet fjalë për progres. Por në fund të ditës përfitimet janë jo vetëm fizike kur stërviteni në grup. Ju do keni dhe një shendët më të mirë mendor, duke larguar stresin.
Fitness
Jo pak herë është quajtur një sport për të bukurën, pasi rëzulatet ë krijimit të një fiziku të bukur nëpërmjet ushtrimit të fintessit janë të mahnitshme. Nesë qëllimi juaj është krijimi i një fiziku afër parametrave të ideales ky është sporti që duhet të zgjidhni. Një sport që ushtrohet në mënyrë individuale ose vetëm me 2 persona si mund të jetë instruktori apo “gym partner” i cili mund të jetë një mik apo kushdo tjetër.
Yoga
Nesë doni që të keni një stil të shëndetshëm jetë, një kulturë në mënyrën sesi ushqehemi, dhe një mendje më të shëndoshë ë cila lidhet harmonikisht me një fizik të bukur, padiskutim Yoga është zgjedhja e duhur. Yoga është një kulturë e cila kordinon në mënyrë perfekte trupin, mendjen dhe shpirtin. Yoga mund të praktikohet në grup dhe në mënyrë individuale.
Kërcimi
Nëse ju e dashuroni kërcimin kjo do jetë zgjedhja juaj pa u menduar 2 herë. Një mënyrë sesi mund të humbisni peshë duke u argëtuar, por pse jo edhe duke mësuar sesi të jeni një kërcimtar më i mirë njëkohësisht. Do jeni më energjik, do keni dhe një shëndet më të mirë kardiovaskular. Në grup apo vetëm në këtë rast mjafton që ju të zgjidhni. Mjafton që dhe në shtëpi të ngrini volumin e këngës së preferuar dhe të kërceni.
Bëhuni realist
Nëse pritshmëritë tuaja janë të larta për një periudhë të shkurtër kohe, është momenti të bëheni realist. Një trup fillon të reagojë vetëm pas 4 javëve kujdesi në ushqim apo regjim stërvitor. Ndërsa për të parë transformime fizike duhet një kohë e gjatë dhe shumë përkushtim. Njerëzit heqin shumë shpejt dorë pasi presin të shohin rezultate menjëherë pasi kanë filluar një sport të caktuar. Prandaj promovimi i një stili të shëndetshëm e të është një nga gjërat që ju dëgjoni më shpesh këto kohë. Nëse ju filloni më hapa të vegjël të tregoni kujdes në mënyrën sesi ushqeheni, duke u angazhuar çdo ditë me sport, duke qenë gjithmonë të hidratuar, rezultatet janë të garantuara. Duhet të dini që rezultatet janë të ndryshme për çdo person, të ndikuar nga sërë faktorësh si janë mosha, gjinia, metabolizmi apo genetika. Prandaj do doja ta mbyllja këtë shkrim duke ju thënë që asnjëherë mos u krahasoni me dikë tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.