BOTA

Festivali tradicional 500 vjeçar në Japoni: Dhjetë mijë burra zhvishen duke sfiduar temperaturat nën zero gradë celcius (Foto)

20:26 - 17.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhjetë mijë burra sfiduan temperaturat e ngricës në fundjavë në Japoni teksa përpiqeshin në errësirë të gjenin talismanët e fatit sipas ritualit tradicional 500-vjeçar. Festuesit e zhveshur në të brendshme vërshuan në tembullin Saidaiji Kannonin në qytetin jugor të Okayama për festivalin e përvitshëm Hadaka Matsuri.




Pjesëmarrësit u zhytën në ujërat e akullt të tempullit për të spastruar veten dhe për të kërkuar degët e hedhura në ujë nga priftërinjtë. Përleshja zgjati rreth 30 minuta për shkopinjtë që sinbolizojnë fat e begati, pasi të gjithë ishin gjetur nga pjesëmarrësit.

Festivali njihet për aksidentet në të shkuarën kur disa njerëz kanë vdekur duke u shtypur me njëri-tjetrin. Por megjithë tragjeditë eventi tërheq gjithmonë shumë njerëz nga bota.

“Një herë në vit në kohën më të ftohtë në shkurt ne mbështillemi vetëm në brez dhe zhytemi si burrat”, thotë 55-vjeçari pjesmarrës Yasuhiko Tokuyama, drejtor i një kompanie vendase elektronike.

japoni-8-Copy japoni-7-Copy japoni-5-Copy japoni-3-Copy japoni-2-Copy
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.