Sociale

Ndryshimet për pensionistët edhe në trajtimin shëndetësor

11:25 - 17.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Plani Kombëtar i Veprimit mbi Moshimin për vitet 2020-2025 parashikon edhe një sërë lehtësirash të tjera për të moshuarit në fushën e shëndetësisë, transportit publik, si dhe një pjesëmarrje aktive në jetën në komunitet. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha përfitimet që do të ketë kjo kategori përgjatë viteve në vijim. “Të realizohet rritja e aksesit në transport publik për grupet më në nevojë të të moshuarve (p.sh., të moshuarit në pension social), përmes mbulimit të plotë apo të pjesshëm të kostove të transportit nga ana e bashkive. Bashkitë me mbi 100 000 banorë me modele të subvencionimit të transportit për grupe të caktuara të të moshuarve. 2000 të moshuar me pension social të përfshirë në skemë. Të sigurojmë një pjesëmarrje më të gjerë të të moshuarve në jetën komunitare, për të reduktuar nivelin e vetmisë dhe izolimit social mes të moshuarve”, – thuhet në plan.
Shërbimet shëndetësore
Në draftin e Ministrisë së Shëndetësisë parashikohet edhe zhvillimi i një sistemi të integruar shërbimesh shëndetësore dhe sociale me bazë komunitare. “Krijimi i strukturave koordinuese (me persona përgjegjës) mbi mbështetjen sociale pranë Operatorëve Shëndetësorë Rajonale. Këto struktura do të mundësojnë përgatitjen e informacioneve vjetore në nivel bashkie dhe rajoni mbi numrin, vendndodhjen dhe nevojat e të moshuarve të sëmurë në nevojë për asistencë sociale dhe ndarjen e këtij informacioni mes bashkive e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor. Përgatitje e një pakete bazë shërbimesh sociale dhe shëndetësore për të moshuarit në komunitet. Paketa do të përfshijë gjithashtu kompetencat e kërkuara,detyrat në nivele të ndryshme dhe standardet e cilësisë. 100 000 të moshuar do të përfitojnë nga kjo paketë”, – thuhet në Planin Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin. Gjithashtu, në këtë të fundit nënvizohet se do të aplikohen tarifa të reduktuara për personat mbi 65 vjeç për evente artistike apo sportive të ofruara nga vetë bashkia apo agjenci të tjera publike a private në territorin e bashkisë.




Shërbime të tjera për të moshuarit në vitet 2020-2025

Të sigurojmë një pjesëmarrje më të gjerë të të moshuarve në jetën komunitare, për të reduktuar nivelin e vetmisë dhe izolimit social mes të moshuarve.
Treguesit e performancës dhe rezultatet e pritshme
Qeveritë vendore ndërtojnë plane/politika lokale të mbështetjes për të moshuarit, brenda planeve lokale sociale dhe mekanizma të pjesëmarrjes së të moshuarve, sidomos grave, në procesin e vendimmarrjes.
50 bashki që kanë politika mbi moshimin dhe aplikojnë përfshirjen e të moshuarve në vendimmarrje.
Ofrim sistematik nga ana e bashkive të aktiviteteve kulturore e sociale me përfshirje të të moshuarve të vetmuar (vizita turistike në qytete të Shqipërisë, konkurse letërsie dhe muzike, përkujtimore të personave të shquar etj.).
Aplikim i tarifave të reduktuara për personat mbi 65 vjeç për evente artistike apo sportive të ofruara nga vetë bashkia apo agjenci të tjera publike a private në territorin e bashkisë. Tregues: 50 bashki me të paktën një aktivitet për të moshuarit në vit.
Të sigurojmë mjedise motivuese në punë për personat para daljes së tyre në pension dhe të nxisim të mësuarit gjatë gjithë jetës
Përmirësimi i ndërgjegjësimit të publikut në përgjithësi mbi mundësitë që ofron tregu i punës për punësimin e të moshuarve.
Sigurimi i përfshirjes së shumicës së institucioneve publike në iniciativa, që nxisin sjelljet pozitive ndaj nëpunësve të moshuar dhe lufta ndaj diskriminimit lidhur me moshën në punë.
Krijimi i një modeli të “universitetit të moshës së tretë”, në një bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile (përgatitje e kurseve 1-ditore të edukimit mbi tema të ndryshme) 10 kurse të përgatitura.
1000 të moshuar pjesëmarrës në aktivitete të “të mësuarit gjatë gjithë jetës”.
Të sigurojmë njohjen dhe vlerësimin nga ana e shtetit të kontributeve vullnetare për një shoqëri të të gjitha moshave† nRregullim institucional i normave për marrje dhe njohje të certifikatave lidhur me përvojën e verifikuar në kuadër të aktiviteteve vullnetare, me synim formalizimin e këtij procesi.
Rregullore mbi njohjen e vullnetarizmit që incentivon angazhimin e të rinjve në mbështetje të të moshuarve.
Organizimi çdo vit i ditëve të dyerve të hapura për të moshuarit në shkollat dhe institucionet e tjera arsimore (përfshi sistemin parashkollor). Organizimi i sesioneve informuese mbi çështjet e moshimit, destigmatizimin e të moshuarve, heqjen e tabuve mbi vdekjen dhe shpërndarjen e shembujve pozitive të bashkëveprimit ndërbreznor.
Përfshirje e Universiteteve të Shkencave Sociale në zhvillimin e këtyre aktiviteteve.
Tregues: 500 aktivitete në shkolla.*Të zhvillojmë një sistem të integruar shërbimesh shëndetësore dhe sociale me bazë komunitare
Krijimi i strukturave koordinuese (me persona përgjegjës) mbi mbështetjen sociale pranë Operatorëve Shëndetësor Rajonalë. Këto struktura do të mundësojnë përgatitjen e informacioneve vjetore në nivel bashkie dhe rajoni mbi numrin, vendndodhjen dhe nevojat e të moshuarve të sëmurë në nevojë për asistencë sociale dhe ndarjen e këtij informacioni mes bashkive e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor.
Përgatitje e një pakete bazë shërbimesh sociale dhe shëndetësore për të moshuarit në komunitet. Paketa do të përfshijë gjithashtu kompetencat e kërkuara, detyrat në nivele të ndryshme dhe standardet e cilësisë. Tregues: 1) Dokumenti i përgatitur dhe miratuar. 2) 100 000 të moshuar që përfitojnë nga kjo paketë.
Të zgjerojmë shërbimet në qendra komunitare dhe të krijojmë modele të apartamenteve si bashkësi.
Krijimi i qendrave të reja ditore pranë bashkive. nQendrat do të shërbejnë si mjedise të sigurta për të moshuarit më në nevojë dhe do të ofrojnë veç të tjerash edhe kujdes shëndetësor e social.
Tregues: 1) 10 qendra të reja ditore. 20 bashki ofrojnë të paktën një qendër ditore për të moshuarit. 2)3000 të moshuar që vizitojnë të paktën një herë në muaj një qendër ditore. Krijimi i një modeli në Tiranë me banesa të specializuara sipas nenit 59 të ligjit nr. 22/2018 “Për nStrehimin Social”, të cilat do të jepen me qira të përballueshme sipas nenit 3 ligjit nr. 22/2018 për të moshuar vulnerabël dhe të papastrehë, në bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkisë.
Tregues: 50 banesa të specializuara për të moshuarit, me kontratë qiraje ose uzurfrukti, të cilët paguajnë qira të përballueshme sipas nenit 3, të ligjit nr. 22/2018 “Për nStrehimin Social”.
Krijimi i një qendre të re rezidenciale për kujdes afatgjatë për të moshuarit, të financuar plotësisht nga qeveria ose përmes skemave të Partneritetit Publik- Privat.
Tregues: Një qendër e re rezidenciale ofron strehim dhe shërbime sociale, shëndetësore afatgjata për 100 të moshuar.

Moshimi i popullatës, 60 për qind në zona të izoluara

Shqipëria ka filluar të përjetojë efektet e moshimit të popullatës, pas një periudhë transformimi demografik që ka ndodhur kohët e fundit në Shqipëri, periudhë gjatë së cilës proporcioni i personave të moshuar është rritur me disa herë, ndërkohë që ka rënë proporcioni i fëmijëve si pasojë e rënies se fertilitetit dhe i adultëve të rinj, si pasojë e emigracionit, sipas dokumentit politik kombëtar për moshimin, të publikuar në Fletoren Zyrtare.
Jetëgjatësia mesatare ka ardhur vazhdimisht në rritje dhe ka gjithnjë e më shumë persona, që mund dhe duhet të vijojnë të marrin pjesë aktive në shoqëri edhe pas moshës së pensionit. Nga ana tjetër, tranzicioni i përshpejtuar demografik është shoqëruar nga një zvogëlim i familjes dhe i rolit të saj tradicional mbështetës për të moshuarit me nevoja të veçanta. Për më tepër, ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit, Shqipëria nuk trashëgon nga e kaluara një sistem tradicional e të integruar të kujdesit shëndetësor e social për të moshuarit. Në këtë kontekst është e nevojshme të ndërtohet një plan kombëtar në këtë fushë, plan i cili do të mbështeste një integrim më të mirë të të moshuarve në shoqëri, si dhe një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe produktive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.