BOTA

Trafikonin emigrantë nga Italia në Francë, arrestohen 10 persona, mes tyre dhe një grua shqiptare

17:40 - 17.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

10 persona kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare italiane, pasi dyshohet se morën migrantë pa dokumente nga Italia në Francë të paktën 16 herë. Trafikantët u arrestuan në qytetin italian, Ventimiglia pranë kufirit francez.




Mediat e huaja shkruajnë se sipas hetuesve të dyshuarit janë kryesisht shtetas algjerian dhe tunizian, si dhe një grua shqiptare dhe një francez, ndërkohë tre prej të ndaluarve ishin nën arrest shtëpie.

Ata u arrestuan si pjesë e të ashtuquajturës operacion Sciarun (Charon në arabisht) kundër trafikimit të migrantëve. Ndërkohë Policia është ende në kërkim të dy të dyshuarve që janë në arrati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.