AKTUALITET

VIDEO/ Grabitësi shkon si klient në argjendari, provon unazën dhe pastaj nxjerr armën, shitësja ia merr nga dora

14:48 - 17.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin pamjet e grabitjes në Elbasan më 15 shkurt ku një i ri me kapele mori një sasi bizhuterish nën kërcënimin e armës dhe u largua. Ngjarja ndodhi në një argjendari shumë të njohur që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Në pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë të siguruara nga gazetari Fatmir Popja, shihet autori që hyn në argjendari si një klient dhe kërkon të shohë mallin.




Sequence 01.00_01_15_04.Still039 Sequence 01.00_01_19_19.Still040 Sequence 01.00_01_41_11.Still041 Sequence 01.00_01_18_12.Still042
<
>

Pasi punonjësja ia tregon për pak sekonda ai bën prova dhe më pas nxjerr nga pantallona pistoletën dhe ia drejton asaj. Punonjësja ikën e tmerruar dhe tërheq me vete dhe bizhuteritë që kishte nxjerr pak çaste më parë. Autori kalon mbi banak dhe i shkon nga pas punonjëses, duke e kapur me forcë dhe duke i ulur kokën. Më pas fut duart nën banak dhe merr bizhuteri, në të njëjtën kohë, punonjësja lirohet merr telefonin dhe del jashtë argjendarisë. Policia arrestoi mbrëmjen e grabitjes si autor të dyshuar 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili akuzohet për 8 grabitje në 7 ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.