AKTUALITET

Çfarë ndodhi në lokalin ku u filmua Reni në Shijak, zbulohet foto e të riut nga Elbasani, fati i të cilit është ende mister

10:00 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni “Uniko” nga gazetari Spartak Koka në Klan Plus publikoi një fotografi të Renato Hamza brenda një lotoje sportive në qytetin e Shijakut në vitin 2013. Nëna e tij, Silvana Hamza, konfirmoi se personi në foto është djali i saj, Reni i Elbasanit. Por përse është e rëndësishme kjo foto dhe çfarë e lidh me zhdukjen e Renit? Në këtë lokal në të njëjtën natë, në ambientet e jashtme ndodhi një vrasje.




Mbrëmjen e 26 Gushtit të vitit 2013, u vra në një atentat Elvin Kërtalli 37 vjeç dhe mbeti i plagosur shoku i tij Dorjan Beqiri.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Shijakut pak para mesnatës. Elvin Kërtalli dhe Dorjan Beqiri u qëlluan me breshëri arme sapo dolën nga ambientet e brendshme të një loto sportive. 37-vjeçari Kërtalli ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur rëndë.

Autorët të paidentifikuar hapën zjarr nga dritaret e një makine në lëvizje, dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Mesa duket, atentatorët kishin marrë informacion të saktë për vendndodhjen e objektivit të tyre. Ata qëndronin brenda një makine të parkuar në distancë duke pritur momentin e duhur për të sulmuar. Kur Elvin Kërtalli dhe Dorjan Beqiri dolën nga lokali, vrasësit qëlluan me breshëri në drejtim të tyre.

Kjo ngjarje, që ende mbetet e pazbardhur nga policia, është pasuar me disa atentate të tjera në Durrës, Tiranë dhe Holandë. /klanplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.