BOTA

Emrat/ Shkatërrohet “Banda e Krishtlindjes”, arrestohen 2 `skifterët´ shqiptarë që grabisnin shtëpi

16:53 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pragat e policisë italiane,pasi dyshohen se kanë kryer një sërë grabitjesh gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2020.




Shtetasit Mario Kishta 21 vjeç, banues në  provincën e Kremones dhe bashkëkombasi i tij 32 vjeçar Isuf Fishti kanë bërë vjedhje në qytet dhe në zonën periferike të Mantuas. Dy shqiptarët akuzohen për grabitje të rënda, të kryera më shumë se njëherë, shkruajnë mediat italiane.

Pasi kontrollit të ushtruar në banesat ku jetonin, shqiptarëve iu është sekuestruar bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë. Hetimet kanë zbuluar se grupi me anë të një makine që përdorte, bënte vjedhje të shtëpive mes zonës së Reggio Emilias dhe Mantuas.

Midis 17 dhe 25 Dhjetorit të dy sulmuan shtëpitë në Reggio Emilia, Rubiera, Monteçhio, Bibbiano dhe Viadana Shqiptarët vepronin gjithmonë në muzg, pranë perëndimit, me qëllim që të mos viheshin re nga vendasit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.