Show-Bizz

“Femrat dembele, më ngren nervin në stratosferë”, Bieta i kthehet Roza Latit: Ça ke ti je xheloze?

20:59 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Roza Lati e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, zbuloi më tepër nga jeta e saj private dhe ndau dhe opinion e saj për femrat materialiste.




Moderatorja u shpreh se nuk i duron dot vajzat që nuk punojnë dhe prentendojnë luks.

“Unë vlerësoj një femër që punon shumë, bëhet copash dhe mashkulli i vetë i bën dhurata se dhuratat i pranon çdo njeri, edhe mbreti i pranon. Por sulmoj shumë fenomenin e femrave dembele, që nuk bëjnë asgjë dhe pretendojnë dhurata nga mashkulli. Kjo mua më ngre nervat në stratosferë”, u shpreh Roza.

Ndërsa Bieta ia ktheu: “Po ça ke ti je xheloze? Nëse ato janë dembele dhe paskan edhe këtë avantazh…”

“Sepse unë vetë s’rri dot pa punuar dhe të kundërtën time s’e duroj dot. Sidomos ato që pretendojnë luksin. Imagjino ta kem në tavolinë dhe të mendojë se është më lart se të tjerat ndërkohë që s’ka bërë asgjë në jetë, në vetvete them oh Zot”- shprehet Roza.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.