Kryesore

“Informo drejtuesit e partive”, Basha ‘zbaton’ porosinë e Metës, mbledh aleatët në selinë e PD

13:42 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim aleatët e tij të opozitës së bashkuar. Gazetari Osman Stafa raporton se takimi pritet të nisë pas pak në selinë blu. Tryeza në fjalë vjen pas takimit që lideri i demokratëve pati sot me presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit e thirri Bashën në Presidencë një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga mazhoranca.




Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kujtojmë se mes Presidencës dhe mazhorancës ka pasur një tjetër përplasja sa i takon miratimit të ligjit për betimin e gjyqtarëve, ku i hiqen kompetencat presidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.