BLUETOOTH

“Kisha frikë nga dështimi”, zbulohet pse Dafina Zeqiri e mbajti të fshehtë romancën me DJ Geek

11:10 - 18.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja, Dafina Zeqiri prej kohësh është në një romancë me DJ Geek. Edhe pse në fillim këngëtarja e mohoi kategorikisht lidhjen me mikun e saj më të ngushtë, tashmë ata kanë dalë hapur, duke pranuar historinë e dashurisë. Por, nëse të gjithë jeni kuriozë se pse këngëtarja ishte aq hermetike në lidhjen e saj me DJ Geek, “Panorama Plus” ka zbuluar dhe arsyen e vërtetë.




Dafina Zeqiri e ka mohuar kategorikisht lidhjen me kolegun e saj DJ Geek, sepse ishte e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund, pasi ishin bërë publike. Lidhja me mikun e saj më të mirë, ka nisur vetëm pak kohë, pasi ajo i ka dhënë fund romancës me ish-partnerin e saj Jose. E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë për zërat që përflisnin historinë e re të nisur me DJ Geek, Dafina Zeqiri e mohoi, duke thënë se ishin thjesht kolegë. Por, nuk zgjati shumë, dhe ishte vetë këngëtarja që pranoi romancën me mikun e saj, dhe postoi fotot krah tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.