Kronikë

Konflikt me armë zjarri e sende të forta mes të rinjve në Tiranë, në pranga 3 persona

15:48 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre të rinjë, kanë rënë në prangat e policisë, pas një konflkti të çastit në rrugën “Rinia”.




Në pranga kanë rënë 28-vjeçari L. B., 29-vjeçari A. E. dhe 32-vjeçari G. Sh, të tre banues në Vorë, pasi iu kanë pritë tre personave të tjerë, duke i goditur me sende të forta.

Sipas uniformave blu, gjatë sherrit njëri prej të rinjve ka qëlluar edhe me armë zajrri, por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Vorë, Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konfikti mes disa personave.

Njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri, ndërsa dy përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen të tre në flagrancë.

Sekuestrohet në cilësinë e proves materiale 1 armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Rinia”, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, konkretisht:

  1. B., 28 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

 

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve:

A.E., 29 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

  1. SH., 32 vjeç, banues në Vorë, i cili u arrestua për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.