Show-Bizz

“Kosovë u bofsh Shqipni”, urimi i Oriolës nevrikos fansat, ja reagimi i ashpër i modeles

18:02 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e njohur Oriola Marashi  përmes një postimi në “Instastory” uroi ditën e djeshme pavarësinë e Kosovës.




“Urime Kosovë, u bofsh Shqipni”-shkruan modelja. Mirëpo siç duket kjo nuk u prit mirë nga shqiptarët e Kosovës.

Oriola tregon se ndjekësit u inatosën me të duke i thënë se Kosova s’kishte pse të bëhej si Shqipëria. Pas kësaj, me anë të një statusi tjetër në “Instagram” ajo sqaroi atë çfarë donte të thonte.

“Hey, unë nuk thashë ishalla Kosova bëhet si Shqipëria sepse në këto momente Kosova mund të ketë disa gjëra më të mira në drejtim apo në mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet vendore dhe ju përgëzojmë për këtë fakt! Ideja ishte që Kosova të bëhet Shqipëri e madhe, të bëhemi 1 dhe e kam ëndërr këtë gjë. Pavarësisht se kjo mbase nuk do ndodhi kurrë, Kosova është dhe ka për të mbetur pjesë e Shqipërisë së Veriut dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë dot!

Po kjo nuk ju jep të drejtë të ofendoni dhe të thoni që Shqipërinë e ka mbyt kriminaliteti dhe dhuna, pavarësisht se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Të jesh patriot do të thotë t’i qëndrosh parimeve të tua në të mirë e në të keq.

Mos harroni që Shqipëria ka derdhur gjak për pavarësinë e Kosovës njësoj siç ju ndihmuat me gjithçka kur ne na ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Për mendimin tim, ai kufi nuk ekziston, kemi një gjak, një gjuhë, një flamur. Nuk ka nevojë për komente ofenduese sepse Shqipëria ka njerëzit më të mirë në botë dhe pyll pa derra nuk ka! Gëzuar edhe njëherë, paqe dhe dashuri!

Shqipëri dhe Kosovë nuk jemi 1 vetëm për ndeshje apo kur na intereson ne, ok?”, shkruan Oriola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.