Kronikë

Ngjarja e rëndë në Gjilan/ Zbulohen detaje të reja, policja që vrau familjarët disa muaj më parë iu nënshtrua një…

20:26 - 18.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjilan ditën e sotme, ku një efektive policie vrau me armë zjarri dy prindërit, dy vëllezërit e saj e më pas dhe veten.




Sipas burimeve të Gazetës Express, shtetësja V.B dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi psikik.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për suspendimin e saj nga puna.

Ndërkohë tashmë Prokuroria ka filluar të hetojë rastin mbi dyshimet rreth gjendjes psikike të polices e cila sot dyshohet se ka vrarë 4 anëtarët e familjes dhe veten.

Në Gjilan tashmë ka filluar edhe nxjerrja e trupave të pajetë të familjes Bllaca. Deri tani sipas versionit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.