Kronikë

Detaji tronditës/ “Sa kushton varrimi?”, policja i dha 12 mijë euro tezes një ditë para krimit, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

15:08 - 19.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë që ndodhi në Gjilan, ku një efektive policie vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.




Gazeta Sinjali, bazuar tek burime zyrtare shkruan se Valdete Bllaca pasi ka varë 4 anëtarët e familjes së saj ka qëndruar rreth 4 orë në banesë e vetme. Po ashtu, ka dyshime që ngjarja në fjalë të ketë qenë e planifikuar, pasi gazeta shkruan se një ditë më parë ajo i kishte dhënë 12 mijë euro tezes së saj, ndërsa e kishte pyetur dhe se sa kushtonte një ceremoni mortore. Mes të tjerash mësohet se në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në shtëpinë e familjes Bllaca, por në derë ishte shfaqur Valdetja. Ndonëse ishte munduar që të fshihte ngjarjen, ajo i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe po largoheshin nga banesa, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes. Bazuar në burime të sigurta të Sinjalit, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllai i vogël, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, teksa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Babain, Zeqir Bllaca dhe vëllain Blerim Bllaca i kishte vrarë në dhomën e ndejës, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi  vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në korridorin e shtëpisë së saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.