Kronikë

“Jam i penduar, kam abuzuar me drogat”, lihet në burg grabitësi i “tmerrshëm”, lirohet e dashura: Jam viktimë e këtij procesi

15:28 - 19.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 27-vjeçarin Astrit Thaçi. Ky i fundit dyshohet se është autori i të paktën 8 grabitjeve.




Në seancë Thaçi ka treguar se është penduar dhe avokati i tij ka deklaruar se të gjitha grabitjet i ka kryer nën efektin e lëndëve narkotike. 27-vjeçari u shpreh se është penduar që kur plagosi Ramazan Terziun në zonën e Plazhit në Durrës.

“Jam i penduar. Kam abuzuar me drogat. Jam penduar që kur plagosa në plazh. Kam qenë i tronditur shumë. Jam dënuar në 2007. Bëra 7 vjet burg në Itali për grabitje”, është shprehur ai.

Përsa i përket lidhjes me 20-vjeçaren, Adela Berisha, e cila u arrestua si bashkëpuntore. prokuroria tha se kishte një muaj që e njihte dhe kërkoi arrest me burg për të dy, me justifikimin se paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

“Adela Berishën kishte rreth një muaj që e njihte. Kanë ndenjur në hotelet dhe lokalet e Tiranës. E ka ndihmuar atë”, theksoi akuza.

Avokati Gramoz Lika deklaroi se të gjitha vjedhjet Astrit Thaçi i ka bërë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë vajza 20-vjeçare kërkoi të lihej e lirë duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për veprimet e Thaçit. Ajo ka rrëfyer se punonte në rrobaqepësi.

“S’kam qenë në dijeni për veprimet e tij. Jam e padënuar. Jam viktimë e këtij procesi. Rrjedh nga familje e mirë”, është shprehur Adela Berisha.

Në përfundim, gjykata ka vendosur “burg pa afat” për Thaçin dhe “detyrim paraqitje” për 20-vjeçaren.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.