Sociale

“Luarasi” në panairin e universiteteve, për këshillimin e karrierës

11:30 - 19.02.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Në kuadër të ditëve të informimit të maturantëve, këtë të martë është çelur panairi 4 ditor i këshillimit të karrierës me pjesëmarrjen e universiteteve publike e private në vend. I pranishëm në panair ishte edhe universiteti “Luarasi” për të cilin maturantët treguan një interes tejet të veçantë. Stafi akademik informoi të rinjtë mbi programet e studimit dhe ofertat speciale akademike. Rektori i “Luarasi” prof. dr. Ethem Ruka, tha se çdo maturant është i lirë të pararegjistrohet deri në 31 maj për të përfituar nga zbritjet e tarifave deri në 40%. “Deri tani interesi ka qenë i lartë për stendën e “Luarasi”, ka shumë maturantë që kanë treguar interes, kanë marrë informacione dhe jam i bindur që do ta zgjedhin “Luarasin” për shkollimin e tyre të lartë. Oferta e universitetit për vitin akademik 2020-2021 është një ofertë shumë e mirë, me tarifa pothuajse që do të merren me gjysmën e çmimit deri në 31 maj të këtij viti. Te “Luarasi” ka shumë të interesuar që kanë ardhur nga shkolla të mesme të Shqipërisë, dhe secili është i lirë të pararegjistrohet në universitetin tonë. Të interesuarit duhet të nxitojnë të regjistrohen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të përfitojnë nga oferta jonë akademike”,-tha Ruka.




Besueshmëria
Akreditimi 6 vjeçar nga agjencia britanike e liston “Luarasin” si një nga 4 universitetet më të mira në vend, dhe i jep vulën e kredibilitetit në tregun e arsimit të lartë. Prof. Dr. Ethem Ruka tha se diploma e këtij universiteti është një ‘armë e fortë’ në tregun e punës. “Ka shumë arsye për të cilat maturantët duhet të zgjedhin universitetin “Luarasi”. Së pari, sepse është një nga universitetet më të mira në Shqipëri, është një universitet i akredituar me 6 vite, ka besueshmëri absolute në publikun shqiptar, është universitet që ka infrastrukturë të shkëlqyer, e me një trupë akademike të përsosur. Diploma e “Luarasi” është një diplomë që ka shumë vlerë në treg, e gati 80% e studentëve që diplomohen në këtë universitet, arrijnë të punësohen dhe ky është një tregues me të vërtetë i rëndësishëm”,-shtoi rektori.

Screenshot_2020-02-18 ‘Luarasi’ në panairin e Universiteteve për këshillimin e karrierës, Ruka Ja ofertat deri më 31 maj(2) Screenshot_2020-02-18 ‘Luarasi’ në panairin e Universiteteve për këshillimin e karrierës, Ruka Ja ofertat deri më 31 maj(3) Screenshot_2020-02-18 ‘Luarasi’ në panairin e Universiteteve për këshillimin e karrierës, Ruka Ja ofertat deri më 31 maj(4) Screenshot_2020-02-18 ‘Luarasi’ në panairin e Universiteteve për këshillimin e karrierës, Ruka Ja ofertat deri më 31 maj(5) Screenshot_2020-02-18 ‘Luarasi’ në panairin e Universiteteve për këshillimin e karrierës, Ruka Ja ofertat deri më 31 maj
<
>

Bursat
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Mateo Spaho tregoi se studentët e Luarasit kanë mundësi të zhvillojnë intershipe apo të punësohen pranë ‘Hysenbelliu Group’. Ai theksoi se maturantët ekselentë, ata në nevojë si dhe të rinjtë me talente të veçanta mund të përfitojnë bursa te ‘Luarasi’ gjatë vitit akademik 2020-2021. “Universiteti “Luarasi” është pjesë e një grupi të madh ndërmarrjesh, Hysenbelliu Grup ku janë 18 ndërmarrje ku studentët mund të kryejnë praktikat e tyre të punës dhe të kuptojnë se çfarë ka nevojë realisht tregu. Universiteti “Luarasi ofron edhe bursa për studentët ekselentë, studentët me talente të veçanta si dhe për studentët në nevojë të cilët janë të mirëpritur në universitetin tonë. Deri në fund të muajit maj, Luarasi ka një ofertë speciale, një ulje me 40% të tarifave bazë dhe natyrisht ftojmë të gjithë studentët dhe maturantët e interesuar të përfitojnë nha ofertat e universitetit”.-tha Spaho.

Programet e studimit
Luarasi ofron programe studimi në tre fakultete, përkatësisht në Drejtësi, Ekonomik dhe Teknologji Informacioni e Inovacioni. Deri në 31 maj të 2020-s, maturantët mund të paraqiten për t’ u pararegjistruar për të përfituar jo vetëm nga zbritjet e tarifave, por dhe për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve lider të arsimit të lartë në Shqipëri. Edukimi elitar, aplikimi i standardeve europiane dhe besueshmëria janë bashkëudhëtarët më të mirë në 17 vite rrugëtim akademik të universitetit Luarasi. Ky institucion është rritur gradualisht, me hapa të sigurt e vizion largpamës për të ardhmen. Me kalimin e viteve, “Luarasi” u plotësua duke ofruar programet e studimit më të kërkuara në tregun e punës lokal dhe global, përkatësisht në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Sot ky institucion është një ndër liderët e arsimit të lartë shqiptar. Universiteti “Luarasi” si institucion i vlerave merr përsipër jo vetëm jetën dhe aktivitetet akademike, por edhe përgjegjësi sociale për të përkrahur më të talentuarit nga të gjitha shtresat dhe fushat, duke mbështetur me bursa bazuar mbi parimin e meritokracisë dhe motivon nxënës dhe studentë të ekselencës që përzgjedhin “Luarasin”. Këshillimi i karrierës është një tjetër pikë e fortë e “Luarasi” ku maturantët, pas leksioneve të hapura, kanë treguar interes të madh dhe kanë kërkuar të regjistrohen sa më parë në këtë universitet elitar. Studentët e Luarasi kanë pasur mundësinë e artë të jenë pjesë e traditës së konferencave shkencore e leksioneve të hapura të mbajtura nga ekspertë shqiptarë e mentorë me famë botërore. Personalitete të shquara vendas e të huaj, përfaqësues të arsimit në Shqipëri e më gjerë kanë vlerësuar cilësinë supreme që ofron Luarasi. Ndërkohë ambasadorë nga vende të ndryshme të botës, si Republika Popullore e Kinës, Austria, Turqia, Greqia, Rumania kanë vizituar universitetin e kanë krijuar ura bashkëpunimi me universitetin pro një arsimi cilësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.