Kryesore

Zbulohen detaje të reja / 1.3 ton kokainë hynë në Shqipëri me kamion bananesh , ja si përfundoi në Maqedoni

19:52 - 19.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga sasia e kokainës që u zbulua në një magazinë frutash  këtë mbrëmje në Maqedoni.




Raportohet se sasia prej 1.3 ton kokainë ka kaluar edhe nga Shqipëria, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër dhe më pas nga pika kufitare e Qafë Thanës, duke hyrë në Maqedonin e Veriut, ku dhe u zbulua sasia në fjalë. Destinacioni final ishte Sllovenia.

Kokaina është sjellë me një kamion bananesh nga Amerika, ndërsa mësohet se policia shqiptare ka qenë në dijeni të këtij mjeti, i cili është futur dje në Shqipëri, pasi ka kaluar nga Mali i Zi. Në aksionin për kapjen e kokainës kanë marrë pjesë DEA amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e disa vendeve të tjera.

Lënda narkotike u zbulua mbrëmjen e sotme në një magazinë frutash, në Krushopek të Sarajit, ndërsa deri më tani kanë rënë në pranga tre persona, dy shoferë dhe një magazinier, që punonin në këtë magazinë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.