BOTA

“Arratisja e mesnatës”/ Shkatërrohet rrjeti i kokainës që vepronte në tri qytete, arrestohen 8 persona, mes tyre dhe shqiptarë

20:20 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka arritur të shkatërroje një rrjet të shpërndarjes së kokainës që vepronte në tri qytete italiane, në Savona, Varazze dhe Loano.




Operacioni  “Arratisja e mesnatës” rezultoi me arrestimin e 4 personave, prej të cilëve dy janë italianë e dy shqiptarë. Ky operacion kishte nisur që kohë më parë, kur edhe janë kryer arrestime të mëhershme, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Mësohet se rrjeti funksiononte thuajse perfekt në këto qytete italiane, ndërsa konsumatorët ishin të shumtë. Nga ky grup, katër urdhëra-arresti janë lëshuar sot. Përpos këtyre arresteve, në total kishte 8 arrestime. Policia ka sekuestruar mbi gjysmë kilogramë kokainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.