Kronikë

Dëmet nga tërmeti, caktohet masa e sigurisë për të ndaluarit në Durrës, mes tyre ish-kreu i ALUIZNI-it

19:05 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për personat e shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndërmarrë në qytetin në fjalë, lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik I 26 nëntorit.




Bëhet me dije se, me kërkesë të prokurorisë është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia arrestoi , zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.