Rajoni

Drogë e munucione në shtëpi, pranga ish-banores së “Big Brother”

15:58 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një çift ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për trafikim droge dhe mbajtje të armëve luftarake.  Dyshja mohoi akuzat duke theksuar se gjithçka e paligjshme që u gjet në banesën e tyre i përkiste një personi tjetër.




Mësohet se gruaja është ish-banore e “Big Brother”, por ende nuk është bërë me dije identiteti i saj. 44-vjeçarja e cila u arrestuar së bashku me partnerin e saj në Platanidia Magnesia tha se droga dhe mjetet e tjera nuk u gjetën në shtëpinë ku ata rrinin me qira, por në një depo që gjendej në territorin e tyre.

Gjatë seancës së marrjes në pyetje, të arrestuarit i kërkuan falje hetuesve, të cilët vendosën të mbajnë në paraburgim bashkëshortin, kurse gruaja u la e lirë me kusht.

Ata pranuan se vetëm paratë e sekuestruara (12,000 dhe 1000 dollarë) janë të tyret, por që i kishin të raportuara në zyrën e taksave dhe vijnë nga të ardhurat e që fitonte burri 49-vjeçar.

Sipas policisë greke gjithashtu në shtëpi gjatë kontrollit atyre iu gjet dhe konfiskua 1.3 kg hashash, llampa kanabisi dhe makineritë jashtë shërbimit, një pushkë, katër fishekë, armë gjahu, revole pistoletë pa fishekë, 461 fishekë lufte, të kalibrit të ndryshëm, nëntë prej të cilave anti-aeroplan, sasi të vogël kanabisi dhe përzierje duhani, peshore, shuma prej 12,025 dollarë dhe 1.000 dollarë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.