POLITIKË

Incidenti në ceremoninë e diplomimit/ I riu: Duam bileta për arratisje, Rama. Çojeni te shërbimi mjekësor, jepini recetën

19:35 - 20.02.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Mjekësisë.




Gjatë fjalës së tij, Rama u ndërpre nga një student i cili tha se: Duam bileta për arratisje

Rama me shaka u shpreh se “ky person me siguri që është pacienti i parë që mjekët e ardhshëm duhet ta kenë si pacient”. Edhe pas kësaj, zëri misterioz ka vazhduar prapë replikën.

https://www.youtube.com/watch?v=AK0Ik2I_PRk

“A e dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”, ishte fjalia e tij. Pas kësaj, kryeministri reagoi ashpër: “Jepjani pra recetën këtij”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se brezat e rinj të mjekëve kanë shërbime më të mira. Ai tha se qeveria ka dhënë shuma parash të duhura, për të rregulluar sistemin shëndetësor në vend. Sipas Ramës, mjekët që do pranojnë të ikin larg vendbanimit, do kenë edhe bonuse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.